Tjegullat tona ofrojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike, duke garantuar jetëgjatësi dhe një pamje elegante për çdo çati.
Tullat e plota dekorative janë të qëndrueshme dhe me dizajn estetik, ideale për ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke krijuar hapësira të veçanta.
Tullat dekorative janë ideale për aplikime të ndryshme, duke ofruar një gamë ngjyrash dhe teksturash për të krijuar ambiente të veçanta dhe tërheqëse.
Veshjet e fasadës dhe Këndoret ofrojnë detaje dekorative dhe përfundime elegante, duke i dhënë një pamje tërheqëse çdo projekti ndërtimi.
Tulla dekorative ka avantazhe të shumta që e bëjnë atë një zgjedhje logjike dhe largpamëse për ndërtimin e mureve të jashtme dhe të brendshme, veprave komplekse arkitekturore, detajeve të vlefshme dhe arredimeve urbane. Mund të përmendim disa nga këto avantazhe të dukshme: për shembull rezistenca mekanike, izolimi termik që rezulton, pandryshueshmëria me kalimin e kohës, rezistenca ndaj agresionit nga agjentët e jashtëm, përshkueshmëria e avullit, mbrojtja akustike dhe biokompatibiliteti.
Veshjet e fasades te aplikuara në muret e jashtme janë krijuar nga pikëpamja estetike për t'i dhënë shtëpisë efekte të veçanta bukurie, ndërsa nga pikëpamja strukturore garantojnë rezistencë të pakufizuar në kohë, pa pasur nevojë për trajtime apo mirëmbajtje. Gama e gjerë e veshjeve te fasades , është projektuar për veshjen e brendshme dhe të jashtme të fasadave, Nga produktet me stil klasik dhe shije vintage deri tek ato me stil më bashkëkohor dhe dizajn modern, plotësojnë çdo nevojë dizajni, si estetike ashtu edhe funksionale.
Terrakota është rezistente ndaj rrezeve të diellit, duke ruajtur ngjyrën e saj të pandryshuar me kalimin e viteve, edhe në vendet me ekspozim të madh. Është rezistent ndaj goditjeve dhe ndryshimeve të temperaturës. Pllakat qeramike janë gjithashtu të papërshkueshme nga zjarri, ndryshe nga druri, guri dhe dyshemetë e tjera sintetike. Kunder rrëshqitjes, Shumë i dobishëm në rampa, shkallë, pranë një pishine ose në sipërfaqe të frekuentuara nga të moshuarit, fëmijët ose personat me ndonjë lloj paaftësie motorike.
Gama e tjegullave FBM është shumë e gjerë dhe e detajuar me më shumë se 100 produkte! te gjitha te certifikuara, te disponueshme ne shume ngjyra solide dhe me nuanca. Performanca e jashtëzakonshme e këtyre materialeve garantohet për të paktën 30 vjet nga certifikimi i Sistemit të Cilësisë sipas rregullores UNI EN ISO 9001 dhe përmbushja e të gjitha kërkesave mjedisore sipas rregulloreve UNI EN ISO 14001 dhe UNI EN ISO 14021 në lidhje me kriteret.
Mos hezitoni të na kontaktoni për cdo kërkese për informacion nëpërmjet formularit të mëposhtëm
☎ Celular: 067 4999933 – ✉ Email: [email protected]
📍Adresa: Autostrada Rrogozhine-Lushnje KM 1